Lajme

Gjykata Kushtetuese vendos për Ligjin për Pagat

11/19/2019 19:02
nga:B. D

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka miratuar ankesën e Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP) për masë të përkohshme për Ligjin për Zyrtarë Publikë, shkruan GazetaBlic.

IAP kohë më parë kishte parashtruar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së disa neneve të këtij ligji, ndërsa kjo e fundit sot ka  ka miratuar kërkesën e IAP-së, masë e cila do të ketë jetëgjatësi deri në 28 shkurt 2020.

“Gjykata vendosi njëzëri që në takimin e 19 nëntorit të miratojë masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 28 shkurt 2020, nga data e nxjerrjes së këtij vendimi. Të pezullojë menjëherë zbatimin në tërësi të Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, në kohëzgjatje të njëjtë”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

Kushtetuesja, vendimin e saj e ka arsyetuar duke u mbështetur në nenin 116.2 të Kushtetutës, në nenin 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe duke u mbështetur në rregullin 57 të Rregullores së punës.

Ligji për Zyrtarët Publikë ka hyrë në fuqi nga 11 shtatori i këtij viti, por i njëjti ishte konsideruar me të meta nga Inspektorati i Punës dhe Avokati i Popullit.

06/11/2020 21:16

Rexhep Selimi: Gjykata Kushtetuese është gjykatë e Thaçit