Geek

Gjykata kineze bllokon shitjet e iPhone-ve

12/10/2018 18:57
nga:L H

Një gjykatë kineze ndaloi importin dhe shitjen në Kinë të pjesës më të madhe të modeleve iPhone, me kërkesë të Qualcomm, sië thuhet për shkak të shkeljeve të patentës.

Një gjykatë e qytetit Fuzhou në Kinë, urdhëroi katër filialet kineze të ”Apple” të ndalojnë menjëherë shkeljen e dy patentave të Qualcomm nëpërmjet importeve, shitjeve dhe ofertave të shitjeve të palicencuara në Kinë për modelet nga iPhone 6 deri tek X, bëhet e ditur në një komunikatë për shtyp, shkruan ATSH.

”Apple” njoftoi se të gjitha modelet e saj do të jenë në dispozicion në Kinë, në një reagim të cituar nga televizioni CNBC.

Ky vendim i gjykatës kineze është një episod i ri në betejën e gjatë dhe komplekse midis ”Apple” dhe kompanisë ”Qualcomm”