Lajme

Gjykata edhe zyrtarisht njofton për lirimin e Azem Sylës

03/12/2018 16:39
nga:M H

Gjykata Themelore në Prishtinë duke vendosur lidhur me propozimin e Prokurorit të EULEX-it për vazhdimin e paraburgimit kundër të akuzuarve L.V, I.S dhe A.S dhe propozimin e mbrojtësit të të akuzuarit A.S, për zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak, jashtë seancës së shqyrtimit gjyqësor, lidhur me çështjen e paraburgimit për tre të akuzuarit ka marr vendim

Me ç’ rast të akuzuarit L.V i është vazhduar paraburgimi, edhe për dy muaj, të akuzuarit I.S, i është ndërprerë masa e paraburgimit, dhe i është caktuar masa e paraqitjes në stacionin policor, në kohëzgjatje prej 2 (dy) muajve, përkatësisht deri m .12 maj dhe të akuzuarit A.S, i është ndërprerë masa e paraburgimit, dhe i njëjti është liruar në mbrojtje në liri.

Kryetari i trupit gjykues, gjithashtu ka shqyrtuar pretendimin e prokurorit të EULEX-it, dhe duke u kujdesur sipas detyrës zyrtare, ka analizuar ekzistimin e rrethanave të pengimit të rrjedhës së procedurës penale, sa i përket të akuzuarit A.S, dhe ka konstatuar faktin se nuk ka rrethana konkrete, që e bëjnë së paku të besueshëm faktin se, të qenurit në liri të të akuzuarit A.S, do e pengojë rrjedhën dhe zhvillimin e suksesshëm të kësaj procedure penale.

12/03/2018 16:12

Ky dënim po e pret pejanin i cili mbajti për tri vite një femër nga Çekia