Lajme

Gjuriqi parashikon zgjedhje të reja në Kosovë

12/23/2019 13:47
nga:B. D

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka thënë se ekziston mundësia për zgjedhje të reja në Kosovë.

Drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq është përgjigjur në pyetjen se kur mund të pritet krijimi i qeverisë së re në Kosovë dhe vazhdimi i dialogut.

Ai ka theksuar se formimi i qeverisë në Prishtinë është duke shkuar më vështirë se që ishte paralajmëruar dhe premtuar, raportojnë mediet serbe.

“Nuk do të befasohem nëse ka zgjedhje të reja. Por, faktori i huaj në Prishtinë ka rol dominues rreth kësaj dhe do të ketë rol vendimtar nëse ata do të arrijnë të merren vesh mes vete ose jo”, tha Gjuriq.

Ai ka theksuar se në zgjedhjet e fundit në Kosovë përfaqësuesit e Serbisë kanë arritur të fitojnë 10 nga 10 mandatet në Parlamentin e Kosovës që do të thotë se nuk mund të krijojnë qeverinë e re pa serbët.

Në pyetjen se si kaluan diskutimet me Albin Kurtin në takimin e tyre të fundit në Berlin, Gjuriq tha se ishte një takim i gjerë. Ai ka shtuar se gjatë atij takimi në Berlin, Kurti ishte sjellë në mënyrë të ndershme dhe korrekte, ndërsa në mbledhje ishin prezent rreth 70 pjesëmarrës.

04/01/2020 18:14

FFK e konfirmon shtyrjen pa afat të duelit Maqedoni e Veriut – Kosovë