Lajme

Gjuriq pas paralajmërimit për reciprocitet: Vuçiq nuk i lejon kërcënimet e Kurtit

04/13/2021 09:01
nga:Q R

Në Serbi kanë reaguar pas paralajmërimit të Qeverisë së Kosovës për rikthim të masës së reciprocitetit.

Një nga zyrtarët që ka reaguar është edhe ish-drejtori i të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën.

Ambasadori serb në Washington, Marko Gjuriq vlerësoi se paralajmërimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për rivendosjen e masave reciproke, është një përpjekje për t’iu adresuar Serbisë në gjuhën e ultimatumeve dhe shantazheve.

Ai thotë se kjo është shumë më e rrezikshme se kërcënimet.

Ai i tha gazetës serbe “Politika” se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe qeveria, të cilat sipas tij janë të vendosura për një dialog konstruktiv, “sigurisht nuk do të lejojnë që Kurti ose ndonjë udhëheqësi tjetër shqiptar të fus gjuhën e kërcënimeve dhe shantazheve në dialog”.

​Sot, seanca e KS të OKB-së për Kosovën