Lajme

Gjuriç: Helmimi është skenar manipulimi

10/13/2019 19:49
nga:Y I

Drejtori i të ashtuquajtrës Zyre për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriç ka folur për rastin e helmimit të 26 zyrtarëve nga zarfet e votave të mbërritura nga Serbia.

Gjuriç hodhi akuza se sipas tij, po përgatitet një skenar për manipulimin e votave të serbëve të Kosovës me qëllim që në Kuvend, sipas tij, të futen “serbët e Kurtit”.

“Nga kjo çfarë ndodhi sot duhet parë të gjithë se çfarë budallenjsh shovinistë në Prishtinë merren me politikë, dhe e gjithë kjo bëhet që serbët prapë rrejshëm të akuzohen dhe të ekspozohen ndaj urrejtjes, me qëllim që nga mllefi i katastrofës zgjedhore të nxirren Rada Trajkoviq dhe kandidatët tjerë të Kurtit”, tha Gjuriç në një komunikatë për media.