Lajme

Gjujatje me armë zjarri në një lokal, në Fushë Kosovë

09/28/2020 23:48
nga:Gazeta Blic

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte rreth orës 21:25 në një lokal në Fushë Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilat po merren me rastin. Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja. Deri tani nuk ka raportime për ndonjë person të lënduar, përderisa një i dyshuar raportohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore”, tha Hoxha.