Gjuajtje me armë zjarri janë dëgjuar sot në orët e mbrëmjes në kryeqytet.
Lidhur me këtë, GazetaBlic ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Agron Borovci, zëdhënës për këtë rajon, ka dhënë detaje për këtë rast, duke shtuar se dyshohet që të shkrepurat me armë kanë ardhura nga një veturë e cila ishte në lëvizje.
“Rreth orës 20:10 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Astrit Rrushi” në Prishtinë.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet që nga një veturë në lëvizje ka pasë shkrepje arme.
Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, u shpreh Borovci për GazetaBlic.
/GazetaBlic/