Lajme

Gjonbalaj: Mjekët kosovarë po ikin për në Gjermani dhe Angli pasi kushtet e punës nuk janë cilësore në Kosovë

2 vite më parë
nga:G B

Nënkryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Naser Gjonbalaj, në emisionin Info10, teksa është biseduar për cilësin e shërbimeve mjekësore në Kosovë, ka treguar se cilat janë arsyet sipas tij e ikjes së mjekëve nga Kosova.

“Në radhë të parë janë kushtet e punës, ku në kushtet e punës ajo që është primare është paga…kushtet e punësnë të cilat ne operojmë janë vërtet të rënda, duke munguar ato pastaj shërbimet cilësore, dihet se cfarë shërbimi mund të ofrojmë. Momentalisht vendi ku po ikin mjekët është Gjermania, sipas informacionit të tregut shumë shpejt do të jetë edhe Anglia.”, tha Gjonbalaj.