BLIC.TV

“Gjithmonë kur është diskutuar për territore, shqiptarët kanë dalë humbës”

09/13/2018 21:51
nga:Q F

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu ka folur për idenë e presidentit Thaçi për korrigjimin e kufirit.

Sejdiu ka thënë se kjo ide është e rrezikshme dhe se e dëmton në shumë aspekte Kosovën dhe shtetësinë e saj.

Në një intervistë për Gazetën Blic, Sejdiu ka thënë se trendi që shqiptarët të humbasin territore po vazhdon, dhe kjo është shumë e rrezikshme.

“Kjo ideja për shkëmbim territoresh në shumë aspekte është e dëmshme, në njërën është se nuk ka bazë, shkon në kundërshti me atë çka thuhet në kushtetutë, dhe çka është më e rëndësishmja, saherë është diskutu për territore shqiptare në të kaluarën në historinë tonë, gjithmonë shqiptarët kanë dal humbës, andaj është dashur të mendohet shumë para se të hapej kjo, ngase trendi do vazhdojë në atë drejtim, ne do jemi sërish humbës në këtë histori, do të kemi sërish një debakel dhe njëkohësisht do ta dëmtojmë tërë atë punë që është bërë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës brenda atyre kufijve që ka”

Linku i plotë i intervistës:

/GazetaBlic/