Opinion

Gjithmonë mbaro ditën me një mendim pozitiv

06/05/2020 11:56
nga:Fadil Çitaku - Albina Hyseni

Shumica e stresit është për shkak të mendimeve të përhershme të njëjta, pa ndonjë motiv për ti ndryshuar ato.

Një mënyrë për të çliruar veten nga modelet e mendimeve shkatërruese është që të praktikoni një formë të thjeshtë të vëmendjes: vëzhgoni mendimet tuaja në vend që të përfshiheni në përmbajtjen e tyre.

Të bëhesh vëzhgues i mendimeve dhe i shqetësimeve të tua ndihmon të tejkalosh fuqinë tënde mbi veten.

Në rend të parë, njerëzit që mendojnë pozitivisht kanë sistem më të fuqishëm imunitar. Ky vlerësim ka dalë nga një studimet e ekspertëve të fundit që janë bërë në këtë fushë (Boehm et al., 2011; Yanek et al. 2013).

Kur ju ndjeni pozitivitetin brenda jush, hormonet (adrenocorticotrofike (ACTH), ,3-endorfin, hormoni stimulus tyroid dhe hormoni i rritjes, Blalock & Smith, 1986) rrisin imunitetin dhe ju bëjnë më të fuqishëm karshi përballjeve që mund të keni me problemet ditore. Emocionet negative mund të jenë helmuese, ato ngrisin hormonin stresues Kortisol, që automatikisht ndikon negativisht në sistemin e imunitetit (Çitaku, 2020).

Nëse dëshironi të ndaloni veten që të mos zhyteni më thellë në këto mendime helmuese, ju duhet të trajnoni vetën që të lejoni dritën të hyjë përmes jush. Pastaj, optimizmi shoqërohet me një ngadalësim të pllakës në arteriet që mund të çojnë në atake në zemer (Yanek et al. 2013). Ky studim vlerëson se njerëzit që janë të prirur të mendojnë pozitivisht kanë më pak gjasa të sëmuren nga zemra apo të pësojnë sulme kardiake.

Të jesh i vetëdijshëm nuk është çështje e të menduarit më të qartë në lidhje me përvojën është akti i përjetimit më të qartë. Nuk është e lehtë të jeni pozitiv në çdo kohë, por nëse dëshironi të mbijetoni e të përqafoni suksesin, atëher ia vlen.

Referencat:
Blalock J E, Smith E M. A complete regulatory loop between the pathophysiology of rheumatoid arthritis. The role of the immune and neuroendocrine systems. Fed Proc 1985; 44: neurotensin and opioid peptides. J Rheumatol 1986; 13: 651-2.
108-11.

Boehm J.K. Peterson C. Kivimaki M. Kubzansky L. A prospective study of positive psychological well-being and coronary heart disease. Health Psychol. 2011; 30: 259-267

Çitaku, F. 2020. Shkencëtari Fadil Çitaku tregon sesi COVID-19 perceptohet nga truri. Euronews Albania. https://www.youtube.com/watch?v=3CTjrGzAqco.
4710 Abonnenten

Yanek, L . et al. (2013). Effect of Positive Well-Being on Incidence of Symptomatic Coronary Artery Disease. The American Journal of Cardiology, available under: https://doi.org/10.1016/j.amjcard.2013.05.055

https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Fwww.youtube.com%2Fwatch%3Fv%3D3CTjrGzAqco%26fbclid%3DIwAR2A59g-1P99uZSDj0-9GPlrQpvGjamJdjxbq6sdyPuL182L9E6fmdY9FNo&h=AT1SHSloOcnoU3wMsmBYvFxK8aA48ZYgsgRbKux8I1k9aNiMbZiHEtKlQbdfp2bBNS3vLU9V-VS0RDftLiQ5WJOFZUIHf7_CTu4Gx45ZK_BJFVmJJ0LEVvvbI2mFYkQ2v8z3

05/21/2020 09:40

Globalizmi – Elementet pozitive dhe negative