Sporti

Gjithçka që duhet të dini për takimin Manchester City – Dortmund

04/06/2021 17:28
nga:Lorik J

Sot me fillim nga ora 21:00 do të përballen me njëra tjetrën Manester City dhe Dortmund, në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Skuadra gjermane do të hyjë në këtë takim me mungesa të mëdha.

Mungesat kryesore te Dortmund do të jenë sulmuesi i talentuar anglez, Jadon Sancho dhe mesfushori belg, Witsel, ndërsa skuadra e Guardiolas nuk pritet të ketë ndonjë mungesë për këtë takim, shkruan GazetaBlic Sport.

Manchester City do të hyjë në këtë takim me një formë jashtëzakonisht të mirë me 5 fitore në 5 takimet e fundit në Premier League, ndërsa Dortmund me një formë jo edhe aq të mirë pasi në 5 takimet e fundit në Bundersliga ka 2 fitore, 2 humbje dhe një barazim.

Guardiola është shprehur se është në dijeni për rrezikut që mund të shkaktojë skuadra gjermane duke thënë se sa ishte trajner i Bayern Munich ata ishin rreziku kryesor i tij.

“Në Munich, ata ishin rivalët tanë më mëdhenj. Çdo vit, na duhej të luftonim kundër tyre. Sezoni i parë me Jurgen Klopp, dhe më pas me Thomas Tuchel. Ata ishin rivalë të mëdhenj… Mezi pres të luaj përsëri kundër tyre “, tha trajneri spanjoll.

City dhe Dortmund janë ndeshur vetëm 2 herë në histori të Ligës së Kampionëve, ku gjermanët janë treguar më të suksesshem duke fituar një dhe barazuar një tjetër në përballje me ekipin nga Manchesteri.

Takimi i parë ishte në vitin 2012/13 në kuadër të grupeve në Ligën e Kampionëve ku gjermanët fituan me rezultat 1-0, poashtu takimi i dytë u zhvillua në të njëjtin edicion dhe përballja u mbyll me rezultat 1-1.

/GazetaBlicSport