Kombëtarja e Shqipërisë do të ballafaqohet me Ukrainën në ndeshjen e Ligës së Kombeve.
Djemtë e Sylvinhos do të ballafaqohen me Ukrainën të shtunën me fillim nga ora 20:45 në Pragë, shkruan GazetaBlic Sport.
FSHS para pak çasteve ka njoftuar se të gjithë lojtarët janë gati tashmë për dy takimet e radhës, ndaj Ukrainës në udhëtim dhe ndaj Gjeorgjisë në shtëpi.
Ja postimi:
“Kombëtarja, e plotë pasi me grupin u bashkua edhe Enea Mihaj, zhvilloi seancën e radhës stërvitore në prag të ndeshjeve ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë”, shkruhet në njoftim.