Sporti

Gjithçka e kryer, Morata lojtari më i ri i Juventusit

09/21/2020 17:53
nga:Lorik J

Alvaro Morata pritet të udhëtojë në Torino nesër për të kryer testet mjekësore tek Juventus.

Juventus dhe Atletico Madrid janë pajtuar për huazim me opsionin blerje në fund të sezonit për 54 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.

Juve do të paguajë 10 milion euro për huazimin sezonal.

Morata lejohet të largohet nga Atletico Madrid – sepse klubi spanjoll ka rënë dakord për transferimin e Luis Suarez.

Alvaro Morata kaloi dy sezone në Juve nga 2014-16, para se Real Madrid të aktivizonte opsionin e tyre të blerjes.

/GazetaBlic Sport