Cool

Gjirafën në kopshtin zoologjik të Bazelit e “pagëzojnë” me emrin Qendrim

04/24/2019 15:39
nga:A. R.

Kopshti Zoologjik “Zoo Basel” në Bazel të Zvicrës, i cili është mjaft i frekuentuar, ka tërhequr vëmendjen e një lexuese të “Gazetës Blic”, e cila ka nisur në redaksi një detaj interesant  që e ka hasur atje.

Nga shumë kafshë që mbahen atje, janë edhe një familje e gjirafave, teksa të gjitha  i kanë “pagëzuar” me emra, këtë vit ka lindur edhe një gjirafë e re, ku për rastësi, e kanë emëruar me një emër të zakonshëm shqiptar.

“Qendrim 27.3. 2019” është shënuar tek shtëpiza ku qëndrojnë gjirafat, teksa kuptohet që muajin e kaluar gjirafën e vogël kanë vendosur që ta emërojnë me emrin tipik shqiptar. /GazetaBlic/

05/20/2019 23:41

Mbappe: Ja kush duhet ta fitojë Topin e Artë