Lajme

Gjini: Qytetarët janë zhgënjyer nga Kurti – rruga e tij është e keqe për Kosovën

12/21/2024 19:47
nga:G B

Kryetari i Komunës së Gjakovë, Ardian Gjini, njëherësh nënkryetar i AAK-së, në një intervistë me Astrit Gashin në Blic Interview, ka thënë se qytetarët janë zhgënjyer nga Kurti.

Gjini thekson se rruga që po e ndjek Kurti është e keqe për Kosovën, për ekonominë, sovranitetin e vendit, dhe të ardhmen e vendit.

“Unë shoh ndryshim dhe po besoj që Kosova është demokraci e re dhe po mëson më shpejt se demokracitë tjera. Qytetarët janë duke e parë kredibilitetin e asaj që premtohet dhe insistimin e partive për të arritur diçka realisht. Zhgënjimi i vitit 2021 deri tash nuk është zhgënjim që i ka demoralizuar totalisht qytetarët. Është zhgënjim me diçka që i kanë besuar shumë. Ka shumë njerëz që unë njoh që e kanë votuar VV-në dhe thonë që më nuk e votojnë sepse kanë besuar në diçka tjetër. Është sikur ajo enigma kineze, kur e keq njërin lëvizin krejt. Nëse rritet njëra parti, të gjitha do të pësojnë pak, kështu që do të ketë lëvizje, unë e shoh lëvizjen por nuk besoj që ka njerëz që rruga që po ndjek Albin Kurti është e keqe për Kosovën, për ekonominë, sovranitetin e vendit, të ardhmen e vendit, energjinë, për arsim e çfarëdo.”, tha ai.

Tutje ai thotë se Kosova nuk ka qenë kurrë më e izoluar. Sipas tij, Kurti i ka bërë njerëzit ta harrojnë vitin 1999 e ta kthejnë te 1878, ku ai këtë e quan luftë hibride.

Nëse s’do të kishte njerëz që mendojnë se është mirë Albin Kurti, ai do të binte në zero. Dikush niset nga interesi personal por ka shumë qytetarë në Kosovë që e kuptojnë që 100 euro nuk ua mbulojnë diferencën në shportë. Veriu kurrë nuk ka qenë më i brishtë. Kurrë nuk ka qenë më e hapur çështja e statusit e gjithçka që ka ekzistuar, Kosova kurrë s’ka qenë më e izoluar, as në rrethana të tilla me miqtë ndërkombëtarë. Ky i ka bërë njerëzit ta harrojnë 1999 e ta kthejnë te 1878, kjo për ne është luftë hibride