Sporti

Gjilani sot zhvillon miqësoren e radhës, ndeshet me skuadrën boshnjake Çelik Zenica

01/24/2020 11:24
nga:M K

Skuadrat kosovare vazhdojnë përgatitjet e tyre para fillimit të stinorit pranveror.

Shumica nga to po qëndrojnë në Antalia të Turqisë, ku edhe kanë prenotuar disa miqësore, shkruan GazetaBlic.

Sot është radha për Gjilanin e shumëpërfolur për miqësoren me skuadrën ruse, Yenisey, e cila kishte bërë skandal, duke i regjistruar “bardhë e kuqtë” si skuadër nga Serbia, por që me reagimin e klubit nga Anamorava gabimi i ekipit të njohur rus ishte përmirësuar.

Ndërkaq, miqësorja e tretë e djelmoshave të Mezanit do të jetë përballë skuadrës boshnjake, Çelik Zenica.

Kështu kanë njoftuar lindorët përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook”. Më poshtë postimi i plotë i para pak çasteve:

/GazetaBlic/