Sporti

Gjilani pastër ndaj Drenicës në “Bajram Aliu”, Drita fiton derbin kundër Feronikelit

09/14/2019 17:59
nga:M K

Drita ka mposhtur Feronikelin në njërën nga dy ndeshjet kryesore të kësaj jave.

Skuadra nga Gjilani fitoi ndaj kampionit aktual me rezultat minimal, 1-0, por që mjaftoi për tri pikë të rëndësishëm drejt objektivave të këtij edicioni, shkruan GazetaBlic.

Golin e vetëm e shënoi Hamdi Namani në minutën e 44-të.

Në anën tjetër, Gjilani shënoi fitore të pastër në “Bajram Aliu”, ku mposhti Drenicën me rezultat 0-2.

Progni e Jonuzi ishin realizatorë. Pas pak do të vijmë me informata shtesë, si deklaratat e trajnerëve, situatën momentale në tabelën e klasifikimit e karakteristikat tjera që i veçuan duelet e ditës së sotme në elitën e futbollit kosovar.

/GazetaBlic/

10/04/2019 20:36

Nesër vetëm një ndeshje e Superligës, të dielën “heshtje” sportive