Ballkani ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e sotme ndaj Besës.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 4 me 1, shkruan GazetaBlic.
Meriton Korenica shënoi dy herë, kurse Nazmi Gripshi dhe Arbër Prekazi realizuan nga një gol për vendasit. Në anën tjetër, Qorri shënoi një super gol për skuadrën e Besës.
Në anën tjetër, Gjilani triumfoi minimalisht ndaj Feronikelit me rezultat 1 me 0.
Gerhard Progni shënoi golin e fitores për vendasit.
/GazetaBlic/


