Skuadra e Gjilanit ka fituar ndaj Besës në ndeshjen e xhiros së 27’të të Superligës së Kosovës.
Gjilani ka fituar ndaj Besës me rezultat të thellë 5-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Pesë golashënues të ndryshëm shënuan në fitoren bindëse të ekipit të Gjilanit në ndeshjen e sotme.
Arbër Çyrbja, Muhamed Useini, Gerhard Progni, Ardit Hila dhe Keita Razak shënuan për Gjilanin, kurse golin e nderit për Besën e shënoi Ardit Tahiri nga pika e penalltisë.
Gjilani me këtë triumf shkon në kuotën e 40 pikëve në pozitën e katërt, kurse Besa mbetet e fundit me 10 pikë.
/GazetaBlic Sport


