Superliga e Kosovës vazhdon edhe sot (e shtune) me dy ndeshje tejet interesante, në kuadër të javës së 28-të.
Gjilani e pret Feronikelin në kryendeshjen e ditës së sotme, ndeshje kjo që pritet të jetë shumë interesante, shkruan GazetaBlic.
Ballkani poashtu synon fitore ndaj Besës, ndeshje kjo që nuk pritet të jetë e vështirë për të udhëhequrit e Bledi Shkëmbit.
Këto janë formacionet zyrtare për ndeshjen Gjilani – Feronikeli.
Gjilani: Koliçi, Rapa, Veliu, Useini, Halili, Keita Aziz, Musolli, Hila, Çyrbja, Progni, Razak Keita.
Feronikeli: Avdyli, Loshi, Balde, Thaqi, Malaj, Hoxha, Dabiqaj, Kojasevic, Milockovic, Maliqi, Simonovski.


