Showtime

Gjiko me sukses të jashtëzakonshëm në ditët e para të lansimit të “Energjiko”

05/17/2018 16:30
nga:F.B

Hip hop ylli, Gjiko, ka arritur që t’i përmbushë parashikimet dhe pritjet për mixtape të tij.

“Energjiko” është pritur shumë mirë nga publiku shqiptar.

Gjiko ka kohë që kishte paralajmëruar projektin e madh të tij, në mesin e polemikave edhe me reperë të tjerë.

Pritjen e madhe nga adhuruesit ai e përmbushi duke e publikuar albumin dhe duke e mundësuar shkarkimin e tij falas në një marrëveshje me një brend të pijeve energjike.

Ndërsa, në YouTube këngët kanë gjeneruar qindra mijëra klikime, duke u pritur shumë mirë.

Ndër këngët mët ë dëgjuara konsiderohen “Maybach me Shofer”, “Kan Inat” me Butën dhe “Xixa Xixa” me Ledri Vulën.

Projektet nga ky mixtape pritet që të realizohen edhe me videoklip shumë shpejt, ashtu sikurse të publikohen edhe projekte të reja nga reperi.

 

08/08/2018 08:01

Pëlqehet “Si Bugatti” nga Gjiko dhe Skerdi, kalon një milion shikime