Showtime

Gjiko sfidon “Kike-n” e Drake, sjell sfidën e radhës

08/09/2018 13:53
nga:N S

Sfida ‘Kiki’ e këngës ‘In my feeelings’ të Drake, mori përmasa ndërkombëtare, shkruan GazetaBlic.

Por tashmë, sfida të tilla po kthehen në një tendencë edhe për këngëtarët shqiptarë.

Vetëm pak ditë më parë Gjiko në bashkëpunim me Skerdin publikuan këngën e tyre më të re ‘Si Bugatti’, këngë e cila arriti të pëlqehet mjaft shumë dhe arriti 1 milionë shikime për një kohë të shkurtë.

Në gjithë videoklipin ajo që tërheq më shumë vëmendjen është kërcimi i veçantë i Gjikos.

Aq shumë është pëlqyer ky kërcim nga fansat e këngëtarit sa ka filluar të përhapet si një lloj sfide mes tyre se kush e realizon më mirë.

Të gjithë i kanë nisur Gjikos video duke kërcyer nga vende të ndryshme, dhe ai nuk ka nguruar që videot t’i publikojë në ‘Instagram’. Duket se brenda pak kohësh kërcimi i Gjikos është kthyer në viral në rrjete sociale./GazetaBlic/ N.S