Bashkëpunimi i fundit i Gjikos me Mak Zogajn po rezulton të jetë një nga hitet më të dëgjuara të stinës.
Kënga, e cila në tekstin e saj i bën referencë Edona James, finalistja e njohur e “Big Brother VIP Kosova”, po tërbon tregun muzikor dhe po korr sukses të madh.
Magjia e bashkëpunimit ka shkuar përtej muzikës, pasi dy artistët dhe Edona James kanë realizuar një skenë bashkë, e cila dëshmohet qartë në videon që po përflitet shumë në rrjetet sociale.
Skena në fjalë është krijuar në parkingun e një qendre tregtare në kryeqytet, ku shohim Gjikon duke manovruar rrotull Edonës me veturën e Vesës.
View this post on Instagram
Ky moment po vlerësohet si një promovim shtesë për këtë projekt muzikor, i cili po vlerësohet gjerësisht nga fansat dhe ndjekësit në rrjete sociale.
Numri i pëlqimeve dhe komenteve është në rritje, duke dëshmuar edhe një herë aftësinë e Gjikës për të krijuar hite që kapin vëmendjen e publikut.
Pritshmëritë e larta për këtë projekti tashmë janë plotësisht të justifikuara, pasi video dhe kënga vazhdojnë të gjenerojnë mbështetje dhe entuziazëm në mesin e komunitetit të muzikës dhe më gjerë. /Telegrafi/