Sporti

Gjiganti spanjoll synon kapitenin e Milanit, Alessio Romagnolin

12/18/2019 10:16
nga:M K

Klubi madrilen është duke punuar ta përforcojë repartin e mbrojtës.

Diego Simeone është duke vëzhguar situatën e mbrojtësit italian të Milant, Alessio Romagnoli.

Siç raporton Calciomercato, tashmë kontaktet kanë nisur dhe nuk mund të përjashtohet një transferim i kapitenit të Milanit, tek klubi madrilen.

Mirëpo, drejtuesit e Milanit menjëherë janë përgjigjur duke provuar t’ia rinovojnë kontratën italianit, në mënyrë që të shuhen të gjitha thashethemet për një kalim të mundshëm të tij në La Liga.

Zvonimir Boban menjëherë ka nisur kontaktet me agjentin e lojtarit, Mino Raiola dhe do shpreson që Romagnoli të qëndrojë në “San Siro” edhe për një kohë të gjatë.

03/27/2020 22:39

Milani konfirmon anulimin e stërvitjeve, autoritetet do të vendosin për rikthimin e tyre në fushat e blerta