Sporti

Gjiganti evropian kishte dërguar skautët në takimin Fiorentina-Roma, ‘caku’ ishte Cengiz Under

11/04/2018 10:12
nga:M K

Barcelona nuk e ka ndërmend të ndalet në tregun e transferimeve.

Si në afatin kalimtar veror që e lamë pas, katalunasit po mendojnë qysh tani për përforcimet e mundshme, shkruan GazetaBlic.

Siç raportojnë mediat italiane, kampionët aktual spanjoll kanë dërguar skautët e tyre drejt Apenineve, gjegjësisht në takimin Fiorentina-Roma.

Ata kishin për detyrë të monitoronin fantazistin turk të Romës, Cengiz Under.

Për këtë të fundit po interesohen shumica e klubeve më të mëdha evropiane, derisa mbetet të shihet se cila prej tyre do t’a ketë fatin ta ketë në rradhët e veta futbolllistin në fjalë.

Në ‘pole-position’ vazhdon të mbetet Barcelona, që sipas të gjitha gjasave pritet ta kompletojë transferimin e lojtarit në verën e ardhshme. Çmimi ndërkaq ende nuk është vendosur nga drejtuesit verdhë e kuq.

/GazetaBlic/

01/23/2019 23:29

Barcelona “kapitulon” në Sánchez Pizjuán, buzë eliminimit nga “Copa Del Rey”