Sporti

Gjest i ulët i Liverpoolit, inatoset Atletico Madridi

04/07/2020 10:29
nga:M K

Kampioni aktual evropian ka bërë një gjest tejet të ulët.

Në ndeshjen e dytë të 1/8-ës së finales, ku Atletico Madridi arriti të triumfojë 2-3 dhe të kualifikohet tutje me rezultat të përgjithshëm 2-4, munguan tifozët mysafirë, përcjell GazetaBlic.

Për shkak të koronavirusit, tifozëve spanjollë iu pamundësua udhëtimi drejt Liverpoolit, me vendim në pak ditë para ndeshjes.

Ndërkaq tani, kur ka kaluar thuajse një muaj që nga ai takim, “The Reds” kanë marrë vendim që mos t’i rimbursojë 290 tifozë që tashmë kishin siguruar biletat.

Ky gjest i ulët padyshim, ka inatosur Atletico Madridin, që ka marrë përsipër vetë t’i kryejë obligimet ndaj fansave të klubit.

Me siguri se eliminimi nga Champions i ka mërzitur shumë, pasi një gjest i tillë nuk i ka hije një skuadre si Liverpool.

/GazetaBlic/

06/30/2020 10:05

Formacionet e mundshme: Barcelona – Atletico Madrid