Sporti

Gjest i turpshëm: Dy tifozë grushtojnë çekun në Prishtinë

09/07/2019 18:18
nga:M K

Dy tifozë e kanë grushtuar një tifoz çek, i cili e kishte flamurin e vendit të tij të lidhur në shpinë, në Prishtinë, duke e lënë atë të shtrirë në tokë.

Videoja e këtij incidenti është publikuar në një faqe në Facebook, të quajtur “Plisat”. Mirëpo, pas disa minutave videoja u fshi.

Në këtë video shihet se tifozi çek fillimisht ua zgjat dy tifozëve të tjerë dorën për t’u përshëndetur, para se këta dy të fundit ta sulmojnë atë.

I gjithë incidenti ndodhi pas ndeshjes mes Kosovës dhe Çekisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Dardanët siguruan fitore me rezultat 2:1.

Fitorja e sotshme e “Dardanëve” jo vetëm që e vazhdon ecurinë e ndeshjeve pa disfatë në 15 të tilla, por edhe ia jep Kosovës tri pikë të rëndësishme në ëndrrën për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020

11/20/2019 14:38

E turpshme: Sigurimi i ndeshjes ia vodhi tifozit të veçantë dhuratën që Muriç ia la pas ndeshjes me Anglinë