Lajme

Gjermania ndihmon Kosovën me 7.4 milionë euro

12/06/2017 09:46
nga:M H

Ministri i Financave Bedri Hamza, Drejtori i Zyrës së KFW-së për Kosovë dhe Maqedoni Rene Eschemann, si dhe Menaxher i Lartë i Projekteve për Evropë Juglindore Thomas Reker kanë nënshkruar dy marrëveshjeve me vlerë 5.45 milionë euro dhe 2 milionë euro të cilat dedikohen për rritjen e kapitalit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive.

Hamza ka thënë se Gjermania përmes këtyre të hollave do ta ndihmojë zhvillimin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Ndihma e Gjermanisë është shumë e nevojshme për ne”.

“Themelimi i fondit për garantimin e kredive është një sukses për ne”.

“Ne me këto të holla do ta mbështesim sektorin privat”.

“Marrëveshja e sotme është e rëndësishme për kapitalin e garantimit të kredive ku përfiton sektori privat”.

“Një pjesë e tyre do të shkojë edhe për sektorin privat”.

Rene Eschemann, drejtori i Zyrës së KFË-së për Kosovë dhe Maqedoni ka thënë se përveç Gjermanisë edhe Suedia do t’i bashkohet këtij fondi, njofton Klan Kosova.

“Ky fond është një dritare e re për financimin e sektorit të bujqësisë”.

12/10/2017 22:59

Pse po vonohet Termocentrali “Kosova e Re”?