Fit&Sexy

Gjërat që duhet ti bëni para se të filloni vrapimin

06/17/2020 14:35
nga:N S

Nëse keni vendosur që të krijoni një formë të trupit dhe filloni të vraponi çdo ditë, duhet ti keni parasysh disa gjëra në fillim.

Këtu keni disa nga këshillat që duhet ti ndiçni që të bëni një vrapim te duhur dhe me rezultate të kënaqshme, transmeton lajmi.net.

Përdorni atlete me kualitet të mirë – I gjithë vrapimi varet nga këmbët tuaja kështu që ju duhen një pale atlete të duhura me kualitet të mire që të mos ndieni dhimbje apo lodhje dhe rëndesë gjatë vrapimit e sidomos në distanca të mëdha.

Bëni një program – Provoni të krijoni një program javor me ushtrime të ndryshme duke përfshirë edhe vrapimin gjatë dy apo tri ditëve të javës, shkruan balanced living life.

Merrni ujin me vete – Shmangni pijet sportive që përmbajnë sheqerna, e vetmja gjë që duhet të bëni është të përdorni ujë, dhe vetëm ujë.

Ushqimi – Ushqehuni mire dhe me rregull, mundohuni që të ushqeheni me gjëra të shëndetshme që janë të pasura me vitamina dhe fibra.