Cool

Gjërat e tmerrshme që mund t’i ndodhin trupit pas një tërmeti

11/28/2019 16:20
nga:Natyra

Shqyrtimi i Dr Susan A Bartels dhe Dr Michael J Van Rooyen botuar në revistën ‘The Lancet’ detajon efektet shkatërruese shëndetësore të tërmeteve dhe sfidat e paraqitura nga këto fatkeqësi natyrore.

Autorët, Dr Susan A Bartels nga Departamenti i Mjekësisë Emergjente dhe Beth Israel Deaconess Center Medical Boston, si dhe Iniciativa Humanitare e Havardit në Boston, MA dhe Dr Michael J Van Rooyen nga Departamenti i Mjekësisë Emergjente, Brigham dhe Spitali i Grave, Boston potencojnë:

“Për shkak se tërmetet ndikojnë shpesh në zonat urbane të populluara me standarde të dobëta strukturore, ato shpesh rezultojnë në nivele të larta vdekjesh dhe viktima masive me shumë lëndime traumatike. Këto lëndime janë shumë mekanike që kërkojnë kujdes intensiv mjekësor dhe kirurgjik në kur kohën kur kapacitetet lokale dhe rajonale janë të pakësuara pjesërisht”.

Sipas rishikimeve nga studiuesit, pas tërmetit në Northridge të Kalifornisë, sulmet në zemër u rritën me 35% në javën pas katastrofës, njofton Medical News Today.

Po ashtu, shkalla e aritmive pas tërmetit kinez më 2008-ën u rrit ndjeshëm në 6 dhe 9 herë, ndërsa studiuesit vunë re se pas tërmetit japonez në 1995, presioni sistolik dhe diastolik i gjakut u rrit me 15-16 mm Hg dhe 6-10 mm Hg. Respektivisht, studimi vërejtje rritje për 2 javë në pacientët e moshuar që mbanin pajisje ambulatore të presionit të gjakut.

Problemet e tjera shëndetësore më të zakonshme pas një termeti janë stresi post-traumatik dhe problemet e shëndetit mendor. Raportet tregojnë se 6-72 për qind të të mbijetuarëve vuajnë nga depresioni.

Në anën tjetër, 17% që i kanë shpëtuar lëkundjeve tektonike kanë raportuar të kenë pasur mendime vetëvrasëse gjatë termetit në Turqi, të vitit 1999.