Sporti

Gjeorgjia rrezikon të luajë pa yllin e skuadrës kundër Shqipërisë

10/08/2024 22:28
nga:Mergim Rreci

Shqipëria bëhet gati për dy sfidat të cilat mund të jenë përcaktuese për fatin e saj në këtë sezon të Ligës së kombeve.

Dy ndeshjet në transfertë ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë do të përcaktojnë shumë mbi fatin e kuqzinjve tanë.

Gjeorgjia është kryesuesja e grupit B1, skuadra e teknikut francez Ëilly Sagnol vijon të jetë skuadra suprizuese pas një evropiani ku arriti të kualifikohej, që në herën parë kur mori pjesë në këtë kompeticon.

Gjeorgjianët kanë 6 pikë pas dy ndeshjeve të para. Fillimisht ata do të udhëtojnë drejt Polonisë të premten, ku do të përballen me skuadrën e Ukrianës e më pas 3 ditë më vonë do të presin në Tbilisi pikërisht kombëtaren tonë.

Sa i takon kryesueseve të grupit Gjeorgjisë, tifozët e saj janë në ankth mbi gjendje e “yllit” të skuadrës Kvicha Kvaratskhelia, kjo pasi në mediat italiane është publikuar së fundmi një foto e këmbëve të gjeorgjianit, menjëherë pas sfidës të së premtes, kur ai u aktivizua me Napolin e tij.