Cool

Gjeorgjia po mëson fëmijët gjërat bazike për jetën

02/26/2020 07:01
nga:N S

Gjeorgjia po mëson fëmijët gjërat bazike për jetën.

Shkollat po u mësojnë adoleshentëve se si të gatuajnë, pastrojnë dhe të ndërrojnë një gomë të veturës.

Nëse jeni studenti i shkollës së mesme, ndoshta jeni mbushur me mësime për jetën që do të ju hynë në punë pasi përfundoni kolegjin, raporton “Natural Solutions Magazine”, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër nëse jeni prind, jeni të mbushur nga presion që ti mësoni fëmijët gjërat më të rëndësishme për jetën gjatë viteve të ardhshme.

Nuk ka dyshim që është mënyra e edukimit që ndikon tek pjekuria dhe njohuria për jetën pas kalimit të adoleshencës së fëmijëve.

Më parë janë bërë disa programe qe ju mësonin fëmijëve gjërat bazike si gatimi, pastrimi, hekurosje, hidraulik dhe mirëmbajtja e makinës gjë që nuk bëhet me gjeneratën e re.

Së fundmi një shkollë e mesme në Gjeorgjia i ka kushtuar një ditë duke e quajtur “Dita e adoleshentëve”, që u mësojnë fëmijëve gjërat bazike për jetën dhe të jenë të pa varur.