Cool

Gjeniu 2-vjeçar nga Mitrovica: Flet tri gjuhë, di të shkruajë dhe të lexojë

07/28/2020 11:54
nga:N S

Ky është Tiari, 2 vjeç, për të cilin leximi dhe numrat janë bërë të zakonshëm.

Për dallim nga bashkëmoshatarët e tij, Tiari, në vend të lodrave, interesohet më shumë për gjëra të tjera.

Është nëna e Tiarit, Erestina Rama, e cila kishte kuptuar se te ai kishte diçka të veçantë qysh kur ai ishte vetëm 1-vjeçar.

“E kam vërejtur që i ka pëlqyer shumë alfabeti, shkronjat, këto gjërat e shkollës. Edhe kam filluar edhe vetë që të punojë me të por edhe vetë ka qenë shumë i aftë dhe shumë e ka dashur shkollën edhe shkronjat”, thotë për T7 nëna e 2-vjeçarit.

Sipas saj, ai fjalët e para nuk i ka thënë “mami dhe babi”, siç thotë ajo si të gjithë fëmijët e tjerë, por menjëherë ka nis me alfabet.

Së shpejti dy-vjeçarit do t’i bëhet edhe matja e koeficientit të inteligjencës.

VIDEO