Shkruan: Shenoll Muharremi
Më 5 prill 2024, në Karolinën Jugore, Jon Gjonbalaj diplomoi tek Trupat e Marinës së Shteteve të Bashkuara. Joni është gjenerata e dytë e Marisnave nga familia Gjonbalaj, e cila jetojnë në New York City dhe New Jersey. Babai i Jonit, Meti, ishte pjesëtar i parë i familjes së Ramiz Gjonbalaj që kishte diplomuar tek Marinsat.
Familja Gjonbalaj është një familje patriotike që ka kontribuar aktivisht për kauzën shqiptare në Ballkan, veçanërisht për Luftën Çlirimtare të Kosovës. Gjyshi i Jonit, Ramiz Gjonbalaj, ishte aktiv në sigurimin e resurseve për UÇK gjatë viteve 1998/1999. Djemtë e Ramizit, Marku, Meti dhe Izzi Gjonbalaj kanë shërbyer gjithashtu për shumë vite në Ushtrinë dhe Ambasadën Amerikane në Kosovë në pozita të ndryshme.
Jon Gjonbalaj është një shembull i mirë i integrimit dhe kontributit të shqiptaro-amerikanëve për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Diplomimi i tij tek Marinsat Amerikane që i ndjek hapat e babait dhe familjarëve të tij, është një shembull se si shqiptarët japin kontributin e tyre për sigurinë e SHBA-ve. Edhe familjarë e Jonit nga aa e nënës, gjyshi dhe daja, kanë dhënë kontribout aktiv, si pjesë aktive e UÇK-së, në luftën e Kosovë për liri dhe pavarsi gjatë fundit të viteve të 90’ta në Kosovë.
Anëtarët e Korpusit të Marinës quhen marins, jo ushtarë, dhe zakonisht kalonin nëpër trajnime shumë më të vështira dhe intensive sesa ata në ushtri. Kështu, Marinsat kanë krijuar një reputacion si një ndër luftëtarët më të përgatitur dhe të trajnuar në botë.