Lajme

Gjenerali, Selimi për vdekjen e Adem Jasharit: Ka qenë lajmi më i hidhur

06/17/2024 21:48
nga:G B

Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [UÇK], Sylejman Selimi ka thënë se lajmi për vdekjen e Komandatit të Adem Jasharit ka qenë lajmi më i hidhur dhe më i rëndë që ka dëgjuar gjatë luftës.

“Ishte vdekja, lajmi më i hidhur, më i rëndë”, u shpreh Selimi për emisionin “Debat Plus” në Televizionin Dukagjini.

Selimi theksoi se lajmin për vdekjen e tij e mori nga miku i afërt i Adem Jasharit, i cili i tha se është çështje e kryer dhe se për të ka qenë humbja dhe thyerja më e madhe e moralit të luftës.

“Jam takuar me Nuredin Lushtakun dhe Fadil Kodra kanë qenë të afërt me Adem Jasharin. Sa e di unë Nuredini ka qenë ai që më ka kumtuar lajmin se është çështje e kryer. Pastaj u bë publike edhe nga mediat për identifikimin e tij. Ka qenë humbja më e madhe dhe një thyerje e madhe e moralit. Pas vdekjes së Adem Jasharit, kam qenë e vetmja adresë që qytetarët vijshin tek unë”, deklaroi Selimi.