Lajme

Gjenerali i vrarë iranian: Sigurisht që isha në Bosnje më 93’ dhe 94’, kudo që myslimanëve u duhet ndihmë aty do të jem

01/08/2020 13:11
nga:B. D

Gjenerali iranian, Qasem Soleimani, i cili u vra të premten në një sulm ajror amerikan, në vitet 1990 kishte luftuar në Bosnjë.

Të paktën kështu thotë gazetari Hasan Haidar Diab, një reporter i luftës i cili pretendon se Soleimani ia ka konfirmuar këtë në një intervistë të mëparshme.

Reporteri i cili shpesh shkruan për gazetën kroate “Vecernji list” pretendon se me Soleimanin kishte bashkëbiseduar në dy raste, në vitin 2016 dhe në vitin 2017.

“Unë personalisht jam takuar gjeneral Soleimani dy herë në Iran, një herë në Teheran në konferencën e vitit 2016, dhe herën e dytë në Mashhad një vit më vonë. Ai dukej shumë modest, peshonte çdo fjalë të thënë. Megjithëse nuk folëm për shumë gjatë, kur ai kuptoi se vij nga Kroacia, më parashtroi pyetjen: Si është situata në Bosnjë? Në pyetjen time nëse ka qenë në Bosnjë, Kasem u përgjigj: Natyrisht se kam qenë, por kohë më parë, në vitin 1993 dhe 1994. Kudo ku myslimanët kanë nevojë për ndihmë, unë jam aty. Kur u ndamë i thashë që të ketë kujdes dhe ai ma ktheu: “Lutuni që unë të vdes si dëshmor, kjo është dëshira ime më e madhe”, rrëfen gazetari Diab.

Vrasja e Kasem Soleimanit ka rritur tensionet midis ShBA dhe Iranit. Soleimani konsiderohej njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran pas udhëheqësit suprem. Ai u perceptua nga SHBA si një terrorist dhe një kërcënim për trupat amerikane.

Në një sulm të fundit nga dronët amerikanë në Bagdad, Suleimani mbeti i vdekur.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai e aprovoi sulmin ndaj gjeneralit të Iranit sepse ai planifikoi “sulme direkte” ndaj amerikanëve. Si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së Soleimanit, Irani mbrëmë sulmoi tri baza ajrore amerikane në Irak.

12/25/2019 11:18

Serbia “ringjall” dy brigadat që bënë krime në Kosovë e në Bosnjë