Lajme

Gjendjet i vdekur mjeku që zbuloi trajtimin e Covidit me plazmë!

07/28/2021 13:17
nga:Y I

Giuseppe De Donno, ish -shefi i pulmonologjisë në spitalin Carlo Poma në Mantua, i cili ishte i pari që filloi të trajtonte Covid me plazmë, u gjet i vdekur në banesën e tij.

Mjeku ishte i pari që nisi të trajtonte pacientët e infektuar me kovid, me gjakun e atyre që e kishin kaluar infeksionin.

De Donno ishte 54 vjeç dhe kishte dhënë dorëheqjen nga spitali i Mantua në ditët e para të qershorit për të filluar, më 5 korrik, profesionin e ri të mjekut të përgjithshëm në Porto Mantovano.

Të afërmit ishin ata që zbuluan ngjarjen, ndërsa rrethanat e vdekjes së tij janë të paqarta. Ai jetonte në Curtatone me gruan dhe vajzën e tij. Mesazhet e ngushëllimit për të janë të shumta. Të gjithë e kujtuan De Donnon si mjekun që shpëtoi shumë jetë me terapinë e tij.

/dritare.net/