Lajme

Gjendje e vështirë qarkullimi nga bora, shtatzëna transportohet me helikopter në Tiranë

01/11/2019 15:35
nga:Gazeta Blic

Bora, ngricat dhe temperaturat e ulëta deri në -15 gradë Celsius, kanë vështirësuar qarkullimin në pjesën më të madhe të rrugëve.

Për shkak të rrugëve të bllokuara, një grua shatzënë në Burrel është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës.

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri, ka njoftuar se edhe në Sarandë një i moshuar, i cili kishte probleme të rënda në mushkri u soll me helikopter në QSUT për të marrë ndihmën mjekësore, shkruan lapsi.