Lajme

Gjendje e tmerrshme në sheshin e Prishtinës pas ndeshjes

11/17/2019 20:51
nga:B. D

Mijëra tifozë të Kosovës tashmë kanë braktisur sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, por pas vetes kanë lënë ‘diçka tjetër’.

Kosova sonte pësoi debakël si vendës nga Anglia 0:4, në ndeshjen e fundit për kualifikimet në evropianin 2020.

Tifozët të cilët nuk kishin mundur ta përcjellin ndeshjen brenda stadiumit,  ishin mbledhur ta përcillnin përmes monitorit të vendosur në “Zahir Pajaziti”.

Pas atmosferës së zjarrtë dhe mbështetjes maksimale për futbollistët e Kosovës, tashmë sheshi është braktisur dhe aty mund të shihen gjësende të ndryshme, përfshirë edhe shishe, të cilat janë hedhur në tokë.

11/17/2019 20:03

Një person bie nga Pallati i Rinisë derisa po shikonte ndeshjen Kosovë-Angli