Lajme

Gjendje e jashtëzakonshme në Greqi, shkon në 60 numri i viktimave nga zjarri

07/24/2018 14:54
nga:M H

Ka shkuar në 60 deri tani numri i njerëzve të vdekur si pasojë e zjarreve gjigante në Greqi.

Gjendja e jashtëzakonshme pranë Athinës është duke vazhduar për shkak të apokalipsit që ka kapluar këtë rajon grek mes zjarreve pyjore.

Shteti i Greqisë ka kërkuar ndihmë edhe nga Bashkimi Europian.

Gatishmëri për ta ndihmuar Greqinë, ka shprehur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Haradinaj  ka thënë se populli dhe institucionet e Kosovës solidarizohen me popullin grek dhe familjet që kanë humbur të afërmit në tragjedinë e ndodhur pas përfshirjes së zjarrit në një pjesë të Athinës.

Haradinaj po ashtu ka thënë se Kosova është e gatshme të ndihmojë me ekipet e shpëtimit të FSK-së nëse kërkohet nevoja.

 

 

 

03/19/2019 10:35

Zjarri në Karadak, për fikjen e tij angazhohen edhe aeroplanë