Lajme

Gjendja e pacientëve me koronavirus në Kosovë, e stabilizuar, 13 prej tyre po trajtohen në Klinikën Infektive

03/19/2020 10:46
nga:Norë Kelmendi

Në Kosovë, numri i të infektuarëve me koronavirus ka arritur në 20.

Rasti i fundit është shënuar në orët e para të së mërkurës në Podujevë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK).

Sipas IKShP-së, i infektuari është nga Bradashi i Podujevës.

“Sot me 18.03.2020 është konfirmuar një rast pozitiv për virusin SARS-CoV-2: Rasti i konfirmuar është rast kontakti nga fshati Bradash-Podujevë, e gjinisë femër 55 vjeç”, thuhet në njoftimin e IKShP-së.

Por gjendja shëndetësore e 20 pacientëve është e stabilizuar.

Kështu ka bërë të ditur për GazetaBlic, infektologu Valbon Krasniqi, i cili tha se aktualisht në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar vetëm 13 pacientë.

“Për çdo dit vjen një numër i ngarkuar i pacienteve që dyshojnë që kanë koronavirusin, u merren mostrat dhe dërgohen per testim në laborator dhe më pastaj gjatë ditës edhe dalin rezultatet, momentalisht janë duke u trajtuar 13 raste me koronavirus në Klinikën Infektive, dhe gjendja shëndetësore është e mirë e pacientëve për momentin është stabile”, tha Krasniqi për GazetaBlic.

Kujtojmë se rastet e para me koronavirus në Kosovë janë konfirmuar më 13 shkurt.

Të infektuarit janë nga Komuna e Vitisë, Klinës, Malishevës, Podujevës, si dhe një shtetase italiane.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka marrë disa masa në mënyrë që të parandalohet përhapja e coronavirusit, Qeveria ka vendosur të mbyllen të gjithë kufijtë, lokalet e qendrat tregtare.

05/17/2020 12:36

Katër persona të prekur me koronavirus, në gjendje të rëndë