Sporti

Gjendet sozia e Messit

06/16/2019 09:47
nga:M K

Mbase brenda vijave kufizuese vështirë të gjendet një i dytë si ai, por jashtë fushave mund të ketë ndonjë që i afrohet.

Të paktën për nga dukja, mediat e kanë zbuluar sozinë e fituesit të pesëfishtë të “Topit të Artë”, shkruan GazetaBlic.

Mbrëmë, para ndeshjes së “Copa America 2019” mes Argjentinës e Kolumbisë, tifozët “gauçosë” kishin vërshuar rrugët e Brazilit, gjegjësisht Arena Fonte Nova të qytetit Salvador.

E njëri prej tyre ishte i veçantë. Kjo pasi i ngjasonte aq shumë yllit të Barcelonës, saqë po ta shihni në rrugë, do të thoni se është Messi.

Shikoni fotot e mëposhtme dhe do të bindeni:

/GazetaBlic/

12/03/2019 14:22

Van Dijku ishte shumë afër “Topit të Artë”, mësoni diferencën e votave mes tij dhe Messit