Lajme

Gjendet pa shenja jete një 78-vjeçar në Prizren

12/09/2025 18:22
nga:N K

Një 78-vjeçar, është gjetur pa shenja jete në rrugën “Edt Durham” në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Klankosova.tv se viktima, shtetas i Shqipërisë dhe i Kosovës, u gjet pa shenja jete në një lokal të përdorur si banesë.

Bëhet e ditur se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Me datën 08.12.2025, rreth orës 08:30, policia është njoftuar se në rrugën “Edit Durham” , në Prizren, në një lokal të përdorur si banesë, është gjetur pa shenja jete një person mashkull, 78-vjeçar, shtetas i Shqipërisë dhe i Kosovës. Policia ka dalë në vendngjarje, është njoftuar prokurori dhe, me urdhër të prokurorit përgjegjës, trupi i pajetë është dërguar në IML në Prishtinë. Policia ka filluar hetimet e rastit si “Hetim i vdekjes””, thuhet në përgjigjen e Bytyqit.