Lajme

Gjendet pa shenja jete një 77-vjeçare në Shkodër

10/17/2024 21:23
nga:Y I

Një grua u gjet pa shenja jete pasditen e sotme në Shkodër.

Trupi i 77-vjeçares me iniciale V.Sh. u gjet në fshatin Drisht, ku sipas policisë, gruaja nuk kishte shenja dhune.

Bëhet e ditur se gruaja ishte larguar nga banesa një ditë më parë, derisa po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes.