Lajme

Gjendet i vdekur një australian në rrethinat e Manastirit në Maqedoninë e Veriut

10/01/2024 21:33
nga:Y I

MPB e Maqedonisë së Veriut njofton se dje (30.09.2024), në ora 09:55, në SPB Manastir është raportuar se në një shtëpi në fshatin Poeshevo, Manastir, është gjetur i vdekur S.K (75) nga Australia.

“Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave të Manastirit, ndërsa grupi hetimor i Manastir ka kryer hetime.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thuhet në njoftim.

/Balkanweb/