Lajme

Gjendet i vdekur në bunar 82 vjeçari nga Skenderaj

07/11/2019 15:13
nga:A. R.

Një person i vdekur është gjetur sot në fshatin Makërrmal të Skenderajt.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për Gazeta Blic, se viktima është 82 vjeçar dhe se ai është gjetur i vdekur në bunarin e shtëpisë.

“Një 82 vjeçar është nxjerrë pa shenja jete nga bunari, trupi pajetë është dërguar për obduksion”, tha Zahiti. Zahiti tha se rasti për momentin është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, ka thënë Zahiti.