Lajme

Gjendet i vdekur 18-vjeçari nga Brodi që u shpall i zhdukur

12/11/2025 14:00
nga:Sh R

18 vjeçari Yll Hiseni, është gjetur i vdekur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim.

Ai ishte shpallur i zhdukur që nga mesnata e së martës.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Mentor Maloku, nënkryetar i kësaj shoqate.

“Fatkeqësisht e kemi gjetur trupin. E kemi gjetur të vdekur. Është gjetur në fshatin Brod”,deklaroi ai.