Lajme

Gjendet e vdekur një grua në veturën e saj, Policia jep detaje

01/14/2021 12:17
nga:Y I

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24 orësh të saj se është gjetur pa shenja jete një grua në Partesh, raporton Gazeta Blic.

Viktima është gjetur pa jetë nga Policia në veturën e saj.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Partesh 13.01.2021 – 17:30. Raportohet se në veturën e saj të parkuar në skaj të rrugës, është gjetur pa shenja jetë viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Njësia përkatës policore është duke hetuar rastin” thuhet në raport, shkruan Gazeta Blic.