Lajme

Gjashtë të vdekur nga të shtënat me armë zjarri në Gjermani

01/24/2020 15:23
nga:Gazeta Blic

Gjashtë persona dyshohen se kanë vdekur nga të shtënat me armë zjarri në jug-perëndim të Gjermanisë.

Policia e atjeshme bëri të ditur se ka të lënduar, duke pohuar se deri tani vetëm një i dyshuar është arrestuar.

Incidenti ndodhi në orën 12:45 afër një ndërtese në qytetin Rot am See në shtetin federal të Baden-Wuerttemberg.